Fitorja e parë e Interit

Inter e gjeti fitoren. Nerazzurrët triumfuan për herë të parë në vitin 2014 duke mposhtur Sassuolon me rezultat minimal 1:0 në duelin e zhvilluar në Giuseppe Meazza, në kuadër të xhiros së 23’të në Serie A. Skuadra e walter Mazzarrit e dominoi ballafaqimin por arriti të shënojë vetëm një herë. Pjesa e parë u mbyll…

Sport

09/02/2014 21:42

Inter e gjeti fitoren. Nerazzurrët triumfuan për herë të parë në vitin 2014 duke mposhtur Sassuolon me rezultat minimal 1:0 në duelin e zhvilluar në Giuseppe Meazza, në kuadër të xhiros së 23’të në Serie A.

Skuadra e walter Mazzarrit e dominoi ballafaqimin por arriti të shënojë vetëm një herë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe për këtë më meritori ishte portieri i Sassuolos, Gianluca Pegolo, me pritjet e tij.

Por, pak minuta pas intervalit qendërmbrojtësi Walter Samuel shënoi me kokë pas harkimit të përforcimit të ri Hernanes, nga këndi.

Në vazhdim, Nerazzurrët patën edhe raste tjera për shënim por nuk i konkretizuan ato, duke fituar falë golit nga Samuel.

Me këtë fitore, Inter ngjitet në kuotën e 36 pikëve në pozitën e pestë, kurse Sassuolo është e 19’ta me 17.