Fitore sensacionale nga Prishtina

Prishtina ka arritur të shënojë fitore sensacionale njëkohësisht historike kundër Sutjeskas në Ballkan Ligë, duke e mposhtur me rezultat 99-92.

Sport

18/02/2015 19:44

Pjesa e parë më saktësisht dy çerekat e para ishin katastrofale për skuadrën e Prishtinës. Çereku i parë u humb me rezultat 14-23 teksa i dyti përfundoi 24-24.

Çereku i tretë ishte spektakolar për Prishtinën pasi përfundoi me rezultat 31-22 në të mirë të skuadrës nga Kryeqyteti.

Dhe, çereku i fundit ishte gjithashtu perfekt për Prishtinën e cila përfundoi me rezultat 30-23.

Takimi u udhëhoq si zakonisht nga Dardan Berisha i cili shënoi plotë 35 pikë në ëktë takim, teksa lojë të mirë zhvilloi edhe Edin Bavcici që realizoi 25 pikë dhe shtoi tetë kërcime.