Fitore sensacionale e Cityt (Video)

Sergio Aguero ka qenë njeriu kryesor në fitoren e Cityt ndaj Bayernit me rezutlat 3-2, pasi ishte realizues i tre golave të skuadrës së tij në këtë takim.

Sport

25/11/2014 22:44

Ndeshja filloi mirë për vendasit, kur në minutën e 20’ Benatia ndëshkohet me të kuq, ndërsa Aguero realizon nga penalltia.

Sidoqoftë, në minutën e 40’ dhe 45’ Alonso respektivisht Leëandoëski shënojn për të kaluar në epërsi bavarezët.

Fundi i takimit ishte shumë dramatik. Në minutën e 85’ Aguero shënon për të barazuar rezultatin, para se në minutën e fundit të shënojnë një tjetër gol, kësa radhe për ti dhënë fitoren skuadrës së tij.

Pas këtij takimi, gjendja në Grupin E është shumë interesante, pasi tre skuadra kanë nga pesë pikë: City, Roma dhe CSKA teksa Bayerni posedon 12 pikë.

Video