Fitore minimale e Liverpoolit ndaj Stoke City (VIDEO)

Liverpooli ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Stoke Cityt me rezultat 1:0.

Sport

05/01/2016 22:52

Liverpooli e ka mposhtur Stoke Cityn 1:0 në ‘Britannia’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ‘Capital One Cup’.

Golin e vetëm për skuadrën nga ‘Merseyside’ e shënoi Jordan Ibe në minutën e 37.

Xherdan Shaqiri luajti në këtë përballje për 83 minuta, për tu zëvendësuar nga sulmuesi Peter Crouch.

Liverpooli në këtë takim mbeti pa Philippe Coutinhon dhe Dejan Lovrenin që u lënduan.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 26 janar në ‘Anfield Road’.

YouTube player