Fitore minimale e Bayernit (Video)

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore minimale në shtëpi kundër Hertha Berlinit duke qenë kështu shumë afër titullit të Bundesligës.

Sport

25/04/2015 20:23

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë me një Hertha e cila ishte mjaft sfiduese. Ajo përfundoi pa gola duke lënë të hapur gjithçka për pjesën e dytë.

Sidoqoftë, në minutën e 80’ Bastian Schëeinsteiger shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, që njëherish ishte dhe goli i tri pikëve.

Me këtë fitore, Bayerni është në vendin e parë me plotë 73 pikë, 12 më shumë se Wolfsburgu që është në vendin e dytë.

https://vine.co/v/eWhrntz0ia6