Fitore minimale e Atletico Madridit

Atletico Madridit i ka mjaftuar një gol për t’u kthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Eibar.

Sport

13/01/2018 20:31

Në kuadër të xhiros së 19-të, Atletico Madrid ka mposhtur 0-1 Eibarin në udhëtim.

Golin e tre pikëve për skuadrën e Diego Simeones, e shënoi Kevin Gameiro në minutën e 27’, pas një asistimi të pranuar nga Antoine Griezmann.

Me këtë fitore, Atletico numëron 42 pikë dhe renditet në vendin e dytë në La Liga./Lajmi.net/