Fitore e zbehtë e Gjermanisë

Gjermania ka arritur të shënojë një fitore të ngushtë me rezultat 2-1, kundër Polonisë.

Sport

07/09/2014 23:37

Gjermanët e filluan ndeshjen me një intensitet të lartë, duke e dominuar në tërësi atë.

Në minutën e 18’, anëtari i Bayern Munich, Thomas Muller zhbllokon rezultatin në këtë takim, duke tundur rrjetën e kundërshtarit falë një pasimi të mirë të marrë nga Rudy.

Deri në fundin e pjesës së parë, Gjermania pati raste tjera të mira për shënim, por nuk arriti ta dyfishojë epërsinë.

Në minutën e 66’ vjen dhe befasia. Anya arrin të shënojëpër të barazuar rezultatin e takimit. Sidoqoftë, gjermanët e rikthyen shumë shpejtë epërsinë, me anë të Thomas Muller 70’ i cili shënon golin e dytë personal në këtë takim.

Me këtë fitore,Gjermania ndan vendin e parë me Polininë në Grupin D.

Rezultatet e ndeshjeve tjera: 

Danimarka 2-1 Armenia
Gjeorgjia 1-2 Irlanda
Hungaria 1-2 Irlanda Veriore
Ishujt Faroe 1-3 Finlanda
Gjibraltari 0-7 Polonia
Greqia 0-1 Rumania
Portugalia 0-1 Shqipëria

VIDEO: