Fitore e vështirë, por shumë e rëndësishme për Prishtinën

Prishtina është rikthyer me fitore në shtëpinë e saj.

Sport

02/09/2018 21:39

Skuadra nga kryeqyteti ka shënuar fitore minimale 1:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke e mundur Drenicën në ndeshjen e javës së tretë.

Kjo ishte ndeshja e parë që gati pas dy vitesh Prishtina e zhvillon në shtëpi në kuadër të Superligës.

Golin e fitores për kryeqytetasit e shënoi Mankenda në minutën e 61’./Lajmi.net/