Fitore e vështirë e Realit (Video)

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore tejet të vështirë në udhëtim te skuadra bullgare, Ludogorets.

Sport

01/10/2014 23:36

Vendasit kaluan të parët në epërsi, me anë të Marcelinhos i cili shënon me kokë. Në minutën e 11’të, Ronaldo godet nga pika e bardhë, mirëpo më i saktë ishte portieri i vendasve, i cili e mbron goditjen e portugezit.

Në minutën e 22’ akordohet një tjetër penalti për Los Blancos, ndërsa kësaj radhe Ronaldo nuk mund të gabonte, duke shënuar për të barazuar rezultatin.

Në minutnën e 77, Karim Benzema shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi dhe për ti dhënë tre pikë shumë të vështira nga ky takim.

Me këtë fitore, Reali kryeson Grupin B me gjashtë pikë të tubuara, ndërsa Ludogoretsi nuk ka arritur të marrë ende asnjë pikë.

Video