Fitore e vështirë e Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore në minutat e fundit të takimit, kundër skuadrës bullgare, Ludogorets me rezultat 2-1.

Sport

16/09/2014 23:55

Edhe pse u mendua që do të ishte një ndeshje e lehtë, Liverpooli vuajti shumë për të marrë tre pikë ndaj skuadrës debutese në Ligën e Kampioënve, Ludogoretsit.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, mirëpo ajo ishte e dominuar në tërësi nga bullgarët.

Në minutën e 82 Mario Balotelli i jep epërsinë skuadrës së tij para se skuadra mysafire të barazojë rezultatin në minutën e 91 me Abalo.

Sidoqoftë, në minutën e 93 skuadra angleze fiton një penalti, të cilën në gol e shndërron kapiteni, Steven Gerrard.

Video: