Fitore e vështirë e Francës, goli vendimtar nga Pogba

Franca fitoi ndaj Australisë me rezultat 2:1 në ballafaqimin e tyre të parë në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Sport

16/06/2018 13:50

Franca shënoi fitore të vështirë por shumë të rëndësishme duke mposhtur Australinë me rezultat 2:1 në ballafaqimin e tyre të parë në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Dy penallti të shpejta, nga një për secilin ekip u konvertuan në gola nga Antoine Griezmann dhe Mile Jedinak, përcjell “lajmi.net”.

Por, momenti vendimtar i takimit ndodhi në minutën e 81-të.

Një goditje e devijuar nga Paul Pogba përfundoi për pak centimetra brenda portës së Australisë, për fitoren e Francës. /Lajmi.net/

https://www.dailymotion.com/video/x6m0hqr