Fitore e vështirë e Cityt në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka vuajtur por ka arritur të marrë tre pikë nga udhëtimi te Hoffenheim në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Sport

02/10/2018 20:47

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka siguruar fitoren e parë këtë sezon duke mposhtur 1:2 në udhëtim gjermanët e Hoffenheim, me përmbysje të rezultatit.

Ishte sulmuesi Ishak Belfodil që në minutën e 1’ kaloi në epërsi Hoffenheim.

Manchester City u rikthye shpejtë në lojë duke barazuar në minutën e 8’ përmes Sergio Agueros.

U desh të pritej minuta e 87’ për të ardhur goli i fitores për Cityn, i cili u shënua nga David Silva, për 1:2.

Kjo është fitorja e parë e Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, që në javën e parë u befasua nga Lyon./Lajmi.net/