‘Fitore e Serbisë ose përsëritje e ndeshjes’

E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo ka thënë se Shqipëria nuk ka gjasa të marrë një fitore në tavolinë, pasi ajo i takon Kombëtares së Serbisë. Opsioni i fundit është përsëritja e ndeshjes.

Sport

21/10/2014 18:20

El Mundo Deportivo ka thënë se Serbia do ta fitojë takimin ndaj Shqipërisë në tavolinë, me rezultat 3-0. Sidoqoftë, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë do të përsëritet ndeshja.

E përditshmja gjithashtu ka shkruajtur se UEFA duhet të merr një vendim më të shpejtë për dënimet e skuadrave, pasi Serbia në nëntor luan ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës.

Përndryshe, El Mundo Deportivo njihet në Spanjë si faqe të shkruan më shumë artikuj pozitiv për skuadrën e Barcelonës.