“Fitore e rëndësishme, të gjithë dhamë maksimumin”

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren në miqësoren ndaj Madagaskarit.

Sport

24/03/2018 21:38

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, në një ndeshje në të cilën skuadra e dha maksimumin. Natyrisht që grupi duhet të rritet edhe shumë më tepër, por sonte patëm paraqitje të mirë”, ka thënë Ujkani.

Ai është shprehur i kënaqur edhe me debutimin e Edon Zhegrovës.

“Edoni është përshtatur shumë mirë me ne dhe presim që në ndeshjet e ardhshme të jetë edhe më i mirë. Sigurisht që do të na ndihmojë edhe përvoja e trajnerit”, ka theksuar Ujkani.