Fitore e re e Bayernit

Bayern Munich mposhti Eintracht Braunschweig me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 14-të në Bundesligë. Pavarësisht mungesave të shumta të futbollistëve të lënduar, gjiganti bavarez vazhdon me fitore dhe me plot meritë qëndron në krye të renditjes. Në mungesë të Franck Riberys, shkëlqeu Arjen Robben i cili realizoi të dy golat në minutën e…

Sport

30/11/2013 16:24

Bayern Munich mposhti Eintracht Braunschweig me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 14-të në Bundesligë.

Pavarësisht mungesave të shumta të futbollistëve të lënduar, gjiganti bavarez vazhdon me fitore dhe me plot meritë qëndron në krye të renditjes.

Në mungesë të Franck Riberys, shkëlqeu Arjen Robben i cili realizoi të dy golat në minutën e dytë dhe 30’të. Në vazhdim nuk pati më gola pasi Bayern e administroi lojën dhe realizoi fitoren e 12’të pas 14’të xhirosh.

Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë i dyti me katër pikë më pak se Bayern. Leverkusen fitoi 3:0 ndaj Nurnbergut.

Fitore shënoi edhe Borussia Dortmund që mposhti si mysafir Mainzin me rezultat 3:1. Pierre-Emerick Aubameyang dhe Robert Lewandowski (dy) ishin golashënues.