Fitore e përvuajtur e Interit, por shumë e rëndësishme (VIDEO)

Interi ka shënuar një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në ‘San Siro’.

Sport

24/09/2017 16:56

‘Zikaltërit’ me shumë mund kanë arritur të mposhtin minimalisht Genoan, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë.

Për këtë gol, Interi priti plot 88 minuta.

Ishte mbrojtësi D’Ambrosio që u gjet më së miri në zonën e Genoas, për të dërguar topin në rrjetën e Perin.

Me këtë fitore, Inter renditet në vendin e tretë në tabelë, me 16 pikë, dy më pak se liderët Napoli dhe Juventus./Lajmi.net/


Danilo D’Ambrosio Goal HD – Inter 1-0 Genoa 24… by shandifagundes