Fitore e madhe për Clinton në Karolinën e Jugut

Hillary Clinton ka korrur një fitore të madhe kundër Bernie Sanders në garën zgjedhore për tu zgjedhur kandidate e demokratëve për president në Karolinën e Jugut.

Bota

28/02/2016 09:29

Fitorja e Clinton ishte e pritshme por kjo fitore i jep në momentin për zgjedhjet që do të mbahen javën e ardhshme në 11 shtete të tjera, transmeton lajmi.net.

Sanders ia ka uruar asaj fitoren por ai tha se fushata sapo ka filluar.

Hillary Clinton supporters celebrate her win in the South Carolina primary

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Clinton udhëheq ndaj Sanders me një diferencë gati 50 pikë.

Tetë nga dhjetë votuesit ishin persona me ngjyrë, sugjeron një sondazh- të cilët janë pjesë e madhe e elektoratit të partisë demokrate.

Kjo është fitorja e tretë e Clinton në katër gara të zhvilluara. Ajo ka fituar në Iowa dhe Nevada po ashtu ndërsa Sanders ka fituar në Neë Hampshire./lajmi.net