Fitore e madhe e Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina mposhti Craiovan me rezultat 77:73, në ballafaqimin e tyre të parë në fazën eliminatore në Balkan League.

Sport

11/03/2015 19:51

Edhe pse pa Dardan Berishën e lënduar, Sigal Prishtina shënoi fitore të madhe, duke mposhtur në udhëtim Craiovan me rezultat 77:73, në ballafaqimin e tyre të parë në fazën eliminatore në Balkan League.

Falë lojës më të mirë se kundërshtari në çerekun e dytë dhe të tretë, skuadra kosovare shënoi fitore të madhe dhe mori avantazhin, para ndeshjes së kthimit në kryeqytet.

Jordan Hulls ishte basketbollisti më i dalluar te Sigal Prishtina me 28 pikë. Kurse, kontribut të madh dhanë edhe Julian Mavunga e Bojan Trajkovski me nga 13 pikë secili.