Fitore e madhe e Krasniqit

Haxhi Krasniqi ka shënuar një fitore të madhe kundër polakut, Darusz Sek duke i hapur kështu rrugë vetës së tij për të ardhmen, e cila si duket është shumë e ndritshme.

Sport

20/12/2014 23:02

Boksieri junikas i cili përfaqëson Gjermaninë, Haxhi Krasniqi ka shënuar ditore kundër polakut, Dariusz Sek.

Krasniqi u tregua më i mirë gjatë tërë këtij dueli, duke qenë më i fortë dhe më stabil, në krahasim me kundërshtarin.

Në raundet e fundit, Krasniqi u dallua më shumë, sidomos me goditjet e tij të majtë, të shpejta dhe mjaft të befasishme, duke e trullosur kështu kundërshtarin e tij.

Me këtë fitore, Krasniqi i ka mbrojtur titujt e tij në WBA Kontinental dhe WBO Inter-Kontinental.

Dueli i radhës i Krasniqit do të jetë ai kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO).