Fitore e madhe e Feronikelit, barazon Hajvalia

Feronikeli mposhti Prishtinën me rezultat 1:0, por Hajvalia u ndal në barazim pa gola me Dritën.

Sport

09/04/2016 15:52

Feronikeli ka shtuar epërsinë në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i trajnerit Afrim Tovërlani mposhti Prishtinën me rezultat 1:0, dhe u shkëput në pesë pikë epërsi ndaj Hajvalisë, që luajti pa gola me Dritën.

Mendurim Hoti realizoi golin e fitores për Feronikelin, përcjell “Lajmi.net”.

Në duelin tjetër, Drenica mposhti Lirinë me rezultat 2:0.

Sami Geci dhe Granit Arifaj shënuan golat për vendasit.

Rezultatet:

Feronikeli – Prishtina 1:0

Hajvalia – Drita 0:0

Drenica – Liria 2:0