Fitore e Liverpoolit (Video)

Liverpool mposhti Sunderlandin 1:0 me golin e Lazar Markovic, duke dalë fitues nga Stadium of Light. 

Sport

10/01/2015 15:38

Liverpool shënoi fitore të mundimshme, por shumë të rëndësishme, në udhëtim te Sunderland ku triumfoi me rezultat 1:0.

Goli nga Lazar Markovic në pjesën e parë doli të jetë i vetmi që përcaktoi fituesin.

Reds kanë mundur të fitojnë me rezultat më bindës por disa intervenime të portierit, dhe shtylla, i shpëtojë vendasit.

Sunderland e kërkoi barazimin në fund, por Liverpoolit i mjaftoi një gol për pikë të plota.