Fitore dramatike e Chelseas

Chelsea mposhti Evertonin 1:0 në Stamford Bridge në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27’të në Premierligë. Lideri dukej se do t’i ndante pikët me kundërshtarin, por krejt në fund, erdhi goli i shumëpritur që solli festën e madhe tek skuadra e Jose Mourinhos. Pjesa e parë nuk solli gol, kurse edhe koha e rregullt…

Sport

22/02/2014 14:48

Chelsea mposhti Evertonin 1:0 në Stamford Bridge në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27’të në Premierligë.

Lideri dukej se do t’i ndante pikët me kundërshtarin, por krejt në fund, erdhi goli i shumëpritur që solli festën e madhe tek skuadra e Jose Mourinhos.

Pjesa e parë nuk solli gol, kurse edhe koha e rregullt pas intervalit kaloi njësoj.

Mirëpo, në minutën e 93’të Frank Lampard harkoi brenda portës dhe topin brenda e devijoi portieri i Evertonit, Tim Howard.

Qendërmbrojtësi John Terry e festoi golin por në fakt ai as që e preku fare topin.

Si do që të jetë, Chelsea shënoi një fitore të madhe që e shkëput në kuotën e 60 pikëve, gjithnjë në pozitën e parë.