Fitore bindëse e United (Video)

Manchester United ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi kundër skuadrës së Hull Cityt me rezultat 3-0.

Sport

29/11/2014 17:52

Ndeshja filloi mirë për vendasit, kur në minutën e 16′ mbrojtësi Smalling shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Rooney e dyfishon këtë epërsi.

Në minutën e 66′ Robin Van Persie shënon për 3-0, dhe njëkohësisht për të përfunduar dilemën e fituesit të këtij takimi.

Me këto tre pikë të reja, Manchester United është në vendin e katërt me plotë 22 pikë, dy më pak se Manchester City që ka gjithashtu një ndeshje më pak.

Video