Fitore bindëse e Man Utd

Manchester United fitoi në udhëtim te West Bromwich Albion, me rezultat të thellë 3:0. Me Adnan Januzajn në formacionin bazë, kampioni i Premierligës mori pikë të plota ndaj skuadrës që e kishte befasuar duke e mposhtur në duelin e tyre të parë këtë edicion në Old Trafford. Phil Jones e kaloi Unitedin në epërsi pas…

Sport

08/03/2014 14:45

Manchester United fitoi në udhëtim te West Bromwich Albion, me rezultat të thellë 3:0.

Me Adnan Januzajn në formacionin bazë, kampioni i Premierligës mori pikë të plota ndaj skuadrës që e kishte befasuar duke e mposhtur në duelin e tyre të parë këtë edicion në Old Trafford.

Phil Jones e kaloi Unitedin në epërsi pas pak më tepër se gjysmë ore lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë, në të cilën Januzaj u ndëshkua me karton të verdhë.

Sulmuesi Wayne Rooney e shënoi golin e sigurisë për mysafirët në minutën e 65’të.

Kurse, Danny Welbeck e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e tij tetë minuta para fundit që solli buzëqeshjen në fytyrën e menaxherit të shumëkritikuar David Moyes.

Januzaj luajti për 78 minuta kur ia liroi vendin Shinji Kagawas. United tani ka 48 pikë në pozitën e gjashtë.