Fitore bindëse e Arsenalit

Arsenal ka shënuar fitore të lehtë në ‘Emirates Stadium’.

Sport

20/01/2018 17:51

Në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës, Arsenal kanë mposhtur me lehtësi në shtëpi skuadrën e Crystal Palace, 4:1.

Të katër golat, skuadra e Wenger i shënoi në pjesën e parë, saktësisht deri në minutën e 22’.

Monreal, Iwobi, Koscielny dhe Lacazette, shënuan për Arseialin.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Milivojevic./Lajmi.net/