Fiton Nigeria, tash e pret “finalja” me Argjentinën

Nigeria e ka mposhtur Islandën me rezultat 2-0. Me këtë fitore situata në grupin D është bërë tejet e paqartë, por edhe interesante.

Sport

22/06/2018 19:03

Ahmed Musa ishte heroi i ndeshjes me dy gola të realizuar, që të dy në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kroacia është lidere e grupit me 6 pikë, Nigeria tani ka 3 pikë.

Por, me gjasa të mëdha tani mund të konsiderohet edhe Argjentina pasi që në rast se e mposht Nigerinë dhe nëse Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë, përfaqësuesja e Messit mund të kualifikohet në raundin tjetër.