Fiton më në fund Milani

Milani është rikthyer te fitorja më në fund, duke mposhtur në udhëtim Sassuolon.

Sport

30/09/2018 22:21

Pas tre barazimeve radhazi, Milan ka arkëtuar pikë të plota nga përballja me Sassuolon, skuadër të cilën e mposhti 1:4.

Susso me dy gola, Kessie dhe Castillejo me nga një,  ishin golashënues për Milanin në këtë fitore të rëndësishme.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Djuricic.

Pas kësaj fitore Milan numëron nëntë pikë dhe renditet në vendin e 10, ndërsa xhiron tjetër në ‘San Siro’ presin Chievon./Lajmi.net/