Fiton më në fund Interi

Pas më shumë se dy muajve, skuadra e Interit ka arritur të gjejë fitoren në Serie A.

Sport

11/02/2018 16:59

Skuadra nga Milano, me jo pak mund ka mposhtur 2:1 Bolognan, në ‘San Siro’, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 24-të.

Interi e nisi mirë takimin duke shënuar në minutën e 2’ përmes Eder.

Mysafirët barazuan me Palacion në minutën e 25’.

Golin e fitores për Interin e shënoi i riu Karamoh në minutën e 63’.

Me këtë fitore, Interi numëron 48 pikë dhe renditet në vendin e tretë në Serie A./Lajmi.net/