Fiton lotarinë 37 milionë franga në Zvicër

Një njeri në Zvicër ka fituar të shtunën 37 milionë franga në lotarinë zvicerane.

Fun

22/05/2017 12:24

Mbrëmë është kapur çmimi i parë 37-milionë franga në lotarinë zvicerane. Bëhet fjalë për shumën e dytë më të lartë të realizuar ndonjëherë në  lotarinë zvicerane “Swiss Lotto”.

Një fitues me fat ka qëlluar të gjithë gjashtë numrat (7, 14, 17, 23, 25, 38) dhe gjithashtu ka qëlluar numrin me fat (5), njoftoi Swisslos, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, rekordi i gushtit 2014, me rreth 48.6 milionë franga zvicerane, mbetet i paprekur. Çmim i parë i kapur me më shumë se 70 milionë franga dhjetorin e kaluar ishte ndarë në fund nga tre fitues.