Fiton Bayerni, zhgënjen Dortmundi, turpërohet Leipzigu

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë.

Sport

02/12/2017 17:23

Pas humbjes që pësoi xhiron e kaluar në udhëtim te Borussia Monchengladbach, skuadra bavareze është rikthyer te fitorja.

Liderët e Bundesligës kanë mposhtur në ‘Alianz Arena’ 3:1 Hannoverin.

Në anën tjetër, Borussia Dortmund ka zhgënjyer sërish duke luajtur barazim 1:1 në udhëtim te Bayer Leverkusen.

Humbje të thellë këtë gjiro ka pësuar Leipzig, që është mposhtur 4:0 në shtëpinë e Hoffenheim./Lajmi.net/