Fiton Bayerni, turpërohet Dortmundi

Bayern Munich ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim te Eintracht Frankfurt.

Sport

09/12/2017 17:24

Liderët e Bundesligës kanë mposhtur 0-1 në udhëtim Eintracht Frankfurtin, në ndeshjen e vlefshme për 15-të.

Golin e fitores e shënoi Arturo Vidal, në minutën e 20’.

Me formë të dobët edhe gjatë kësaj jave, ka vazhduar Dortmundi, që është mposhtur 1:2 në shtëpi nga Werder Bremen.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë që Dortmundi nuk realizon fitore./Lajmi.net/