Fiton Bayerni, mposhtet Dortmundi

Janë zhvilluar gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të të Bundesligës gjermane.

Sport

05/05/2018 17:25

Bayerni edhe pse çështjen e titullit e ka mbyllur dy xhiro më parë, nuk ka lejuar befasi në udhëtimin te Koln i vendit të fundit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:3.

Rodriguez, Lewandowski dhe Tolisso, shënuan për fitoren e skuadrës së Jupp Heynckes.

Ditë jo e mirë ka qenë për Borussia Dortmundin, që u mposht në ‘Signal Iduna Park’ nga Mainz me rezultat 1:2.

Tek pjesa e fundit e tabelës, Koln është konfirmuar për të rënë nga Bundesliga, ndërsa skuadra që do t’i bashkëngjitet pritet të mësohet në xhiron e fundit.

Më poshtë gjeni renditjen aktuale në Bundesligë dhe ndeshjet e xhiros së fundit që luhen javën tjetër./Lajmi.net/