Fiton Bayerni, Mehmedi shënon në fitoren e Leverkusenit, Abrashi te Freiburgut

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Augsburg me rezultat 1:3, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës.

Sport

29/10/2016 17:21

Bavarezët e dominuan ndeshjen, dhe nuk hasën në vështirësi edhe për t’i shënuar golat.

Robert Lewandowski me dy gola dhe Robben me një, shënuan për Bayernin e Ancelottit.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Koo Ja Cheol.

Në kuadër të kësaj xhiro, golat kanë gjetur edhe dy futbollistë shqiptarë.

Admir Mehmedi ka shënuar në fitoren 1:2 të Leverkusenit në udhëtim te Wolfsburg, dhe Amir Abrashi në fitoren 1:3 të Freiburgut ndaj Werder Bremen.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.