Fiton Arsenali, shkatërron Dortmundi (Video)

Arsenali ka arritur që në minutat e fundit të takimit të rikthejë epërsinë minimale të Anderlechtit, për të fituar në fund me rezultat 2-1. Dortmundi ka shkatërruar Galatasarayn me rezultat 4-0.

Sport

22/10/2014 23:44

Pjesa e parë ishte mjaft interesante dhe me rastet për shënim nga të dy skuadrat. Sidoqoftë, ajo përfundoi me rezultat 0-0.

Në minutën e 71 Najar shënon me kokë për të kaluar në epërsi skuadrën e tij dhe për të ndezur atmosferën në stadiuminvendas.

Sidoqoftë, Arsenali arrin të shënojë dy gola të shpejtë në fund të takimit. Gibbs në 89’ dhe Podolski në 91 ishin golashënuesit që i dhanë tre pikë të arta skuadrës së Arsenalit nga ky takim.

Dortmundi në anën tjetër ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4-0, dhe kryeson Grupin D me nëntë pikë nga tre ndeshje. Arsenali ka gjashtë pikë.

Video