Fiton 1,000 euro në llotari, pas dy javësh nuk u beson syve

Një grua nga Missouri e cila kishte fituar 1,000 euro në llotari, ishte kthyer pas dy javësh dhe kishte marrë një tjetër biletë.

Fun

20/09/2016 00:50

Nga llotaria për mediat kanë treguar se dy javë pasi ajo kishte fituar 1,000 euro së bashku me vajzën e saj ishte kthyer për të marrë një biletë tjetër tek llotaria “Bileta e artë 300,000,000$”, transmeton lajmi.net

Danielson ka treguar se ishte në parkingun e makinave kur me 3 shtator e ka kuptuar se kishte fituar 1,000,000 euro në llotari.

“Ishte shumë emocionuese, isha afër sulmit në zemër. Vajza ime e ka dërguar biletën tek dyqani për ta vërtetuar se nuk është një shaka”, tregon Danielson.

Ajo thotë se të gjitha paratë do t’i ndajë me tre fëmijët e saj.

“Unë jam shumë me fat, nuk mund t’ju them asgjë tjetër”, shprehet në fund Danielson./lajmi.net