Fitojnë Liria dhe Drenica

Janë zhvilluar dy ndeshje në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

28/04/2018 18:05

Është Liria që në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ ka arritur të mposht 3:2 Gjilanin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.

Magani me dy gola dhe Basriu me një, realizuan për fitoren e Lirisë.

Në ndeshjen tjetër, Drenica me një performance të shkëlqyer ka mposhtur 6:2 Vllazninë e Pozheranit./Lajmi.net/