Fitojnë kampionët

Bayern Munich ka zhvilluar një pjesë të dytë të jashtëzakonshme për të mposhtur 0-3 Hannoverin në udhëtim.

Sport

21/04/2018 17:27

Bavarezët para përballjes me Real Madrid në Ligën e Kampionëve, kanë vërtetuar se janë në formë të mirë.

Të tre golat skuadra e Bayernit i shënoi në pjesën e dytë.

Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Rudy shënuan për fitoren e Bayernit.

Pas 30 xhirove, Bayerni që tashmë është shpallur kampion në Bundesligë, numëron 78 pikë./Lajmi.net/