Fitojnë Feronikeli dhe Llapi

Feronikeli dhe Llapi e kanë nisur me fitore sezonin e ri në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

19/08/2017 18:58

Skuadra nga Drenasi me një gol në fund të ndeshjes të shënuar nga Granit Arifaj, kanë mposhtur 1:0 Vllazninë e Pozheranit.

Me rezultat të njëjtë Llapi e ka mposhtur Drenicën./Lajmi.net/