Fitojnë City dhe Bayerni

Manchester City dhe Bayern Munich kanë shënuar fitoret e radhës në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/11/2018 22:59

Skuadra angleze nuk ka treguar aspak mëshirë kundër Shakhtar Donetsk, të cilët i mposhti 6:0 në ndeshjen e vlefshme të grupit F.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Bayern Munich në grupin E, që mposhti 2:0 AEK.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Benfica ka luajtur 1:1 me Ajaxin, ndërsa Lyon 2:2 me Hoffenheim./Lajmi.net/