Fitoi para duke mashtruar se kishte kancer, tani i ndodhi kjo

Një grua në Australi është arrestuar pasi ka marrë 55 mijë dollarë nga një faqe për mbledhjen e fondeve, duke mashtruar se vuan nga kanceri.

Fun

19/10/2018 09:57

Lucy Wieland ka përdorur rrjetet sociale dhe ka treguar dokumente të pavërteta për një trajtim të mundshëm të kancerit, transmeton lajmi.net.

Kjo grua ka hapur llogari në “GoFundMe” dhe ka kërkuar para sepse ajo nuk e përballonte e vetme këtë.

Por ajo u zbulua shpejtë nga një person. Policia tha se ajo ka kryer shkelje të besimit publik. Imazhet e saj në rrjete sociale përfshijnë pajisje mjekësore si maska oksigjeni dhe paterica. Dënimi i saj do të jepet në dhjetor pasi po zhvillohen ende hetime. /Lajmi.net/