Fitoi 700 mijë dollarë pasi zgjidhi këtë ekuacion 379-vjeçar

Mendoni se të jesh profesor matematike nuk të jep përfitime të mëdha monetare?

Bota

20/03/2016 05:31

Profesori britanik Andrew Wiles dëshmon të kundërtën. Ai ka fituar plot 700 mijë dollarë pasi zgjidhi një ekuacion matematikor 379 vjet të vjetër, që nuk ishte zgjidhur më parë.

Profesori i universitetit të “Oksfordit”, fitoi çmimin “Abel Prize 2016”. Që kur ishte 10-vjeç ai ishte bërë kureshtar për ekuacionin e famshëm në fushën e matematikës.

Wiles u përpoq ta zgjidhte ekuacionin në vitet e rinisë por dështoi. Megjithatë pas shumë vitesh ekuacioni u zgjidh.

Ekuacioni në fjalë, i propozuar nga matematicieni francez Pierre de Fermat, është Xn + Y= Zn, kur n është më e madhe ose e barabartë me  3. Teorema është e thjeshtë në dukje, por zgjidhja kërkoi plot 200 faqe dhe 7 vjet punë.