Fisnik Ismaili provokon Vetëvendosjen /FOTO

Kur në Kuvendin e Kosovës pati përplasje ndërmjet ish-shokëve të idealit, Glauk Konjufcës e Dardan Molliqajt, e cila u shkaktua nga kërkesa e Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit Aida Dërguti, në mbrojtje asaj i ka dalur edhe Fisnik Ismaili dhe duke provokuar VV-në.

Lajme

01/06/2018 16:43

Kësaj përplasje Ismaili i është përgjigjur me një fotografi të përbashkët me Dërgutin duke shkruar: “ E due, bre. Pikë”, shoqëruar me një ‘emoji’ zemër.

Konjufca e ka krahasuar Molliqajn me Hashim Thaçin ndërsa deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka thënë Konjufcës që është bërë shërbëtor dhe se koha do të tregojë shumëçka për partinë e tij duke ia përmendur edhe koalicionin e djeshëm me PDK-në në kryeqytet kundër kryetarit aktual, Shpend Ahmetit.

Lexoni edhe:

Përplasje e ashpër në Kuvend – Molliqaj, Vetëvendosjes: Lëreni lojërat, se…