Fisnik Ismaili pas largimit nga VV-ja: Tash e tutje, pakënaqësitë për këtë gjendje drejtojani Lëvizjes – Lajmi.net
Fisnik Ismaili pas largimit nga VV-ja: Tash e tutje, pakënaqësitë për këtë gjendje drejtojani Lëvizjes
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:01, 14 March 2018
Deputeti tashmë i larguar nga Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, i ka bllokuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

Ai nuk i ka lejuar mbi 100 mijë ndjekësit e tij ta shprehin mendimin e tyre, pasi është rreshtuar krah Dardan Molliqajt dhe të tjerëve.

Këtë veprim, Ismaili thotë se e ka bërë, pasi sipas tij, sharjet duhen përfunduar.

“Unë mbetem i njajti, qaj Fisi i drejtë e i sinqertë, që ka qenë edhe para Lëvizjes, e ka me qenë mbas Lëvizjes. Duke qenë se kam premtue se nuk shahna me njerëzit me të cilët kam punue 7 vjet shumë, e për plot prej të cilëve hala kam respekt, komente munden me shkrue veç miqtë e mi, sepse shamjet duhen me përfundue”, ka shkruar Ismaili.

Ky i fundit i këshilloi ata që e kritikonin për ‘tradhtinë’ që ia ka bërë partisë që deri tash ishte pjesë, se nga tash e tutje, pakënaqësitë për këtë gjendje t’i drejtohen Lëvizjes.

“… e cila e pa më shumë të udhës me e vazhdue rrugëtimin pa ne, sesa duke na përfshi të gjithëve në një organizatë të mirëfilltë demokratike”, ka shtuar ai.

Por Ismaili që tashmë është pjesë e më shumë se dhjetë deputetëve që janë larguar nga Vetëvendosje, e pranoi ditë më parë se ata e kishin mashtruar popullin duke thënë se qytetarët e mllefosur po gjuanin nëpër protesta kur siç e bëri të ditur ata të gjithë kishin qenë aktivistë të VV-së.

 Postimi i plotë i Fisnik Ismailit në Facebook:

Paraqitja ime në Interaktiv mbrëmë. Është hera e parë edhe e fundit që flas në TV për ndamjen e dhimbshme nga Lëvizja, edhe dëshirën me vazhdue bashkë, që për fat të keq, u bë e pamundun.

Ky është rrëfim nga këndvështrimi im personal edhe përvojat e mia në Lëvizje për 7 vjetët e fundit. Unë mbetem i njajti, qaj Fisi i drejtë e i sinqertë, që ka qenë edhe para Lëvizjes, e ka me qenë mbas Lëvizjes.

Duke qenë se kam premtue se nuk shahna me njerëzit me të cilët kam punue 7 vjet shumë, e për plot prej të cilëve hala kam respekt, komente munden me shkrue veç miqtë e mi, sepse shamjet duhen me përfundue.

Më vjen shumë, shumë keq për krejt dëshpërimin që ia kemi shkaktue qytetarëve. Kjo përgjegjësi i takon njëjtë si atyne që vazhdojnë me Lëvizjen, si neve që nuk jemi më, si aktivistëve, të cilët pak nga zhgënjimi, pak nga mosdija, e pak nga hutia duke mos e dijtë tregimin e qartë, e munduen opinionin publik pa nevojë për gjithë këta muej.

Tash e tutje, pakënaqësitë për këtë gjendje drejtojani Lëvizjes, e cila e pa më shumë të udhës me e vazhdue rrugëtimin pa ne, sesa duke na përfshi të gjithëve në një organizatë të mirëfilltë demokratike.

I vetëdijshëm për pasojat e mundshme personale nga dalja ime, përgjegjësinë që e kam ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të cilën jam betue si deputet, kam me e vazhdue me përkushtim të plotë si në Kuvend, ashtu edhe krah Shpendit në Prishtinë. Qytetarit i mbetet me e vlerësue këtë në fund të mandatit, e jo me gjykue qetash. Me m’quejtë hajn, tradhtar, armik ose i shitun nuk ia lejoj askujt, sepse asnjana s’qendron. Këtë e kam dëshmue shumë herë, edhe kam me vazhdue me e dëshmue.

I uroj sukses Lëvizjes, duke ia kujtue se për me qenë njeri i mirë, i drejtë e i sinqertë, nuk duhesh doemosdo me qenë pjesë e Lëvizjes. Kosova ka shumë njerëz të mirë, që zgjedhin me ba mirë për këtë vend edhe në mënyra tjera. Me qenë kundërshtarë politikë, nuk domethënë se duhemi me qenë armiq, sepse armiq veçse ka boll.

Me respekt e dashni për vendin tim,

Fisi

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO