Fisnik Ismaili e Faton Topalli kanë hyrë në sallën e Kuvendit (Foto)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, duke pritur fillimin e seancës.

Lajme

14/12/2015 10:24

Edhe përkundër faktit se janë të ngarkuar me masën “arrest shtëpiak”, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Ismailit, çka do që të ndërmarrë qeveria, nuk do ta ndalë atë që ta kryejë obligimin e tij, raporton lajmi.net

“Çka do që është dënimi, unë kam ardhur sot që ta kryej obligimin tim, atë për të cilin jam betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ismaili për mediat duke hyrë në sallën e Kuvendit./lajmi.net