Fiset që jetojnë në kasollet e ndërtuara nga balta dhe bajgat, dhe që vishen me rroba të punuara nga lëkura e kafshëve (Foto)

Një fotograf i cili ka udhëtuar nëpër Afrikë për të dokumentuar shoqëritë fisnore, ka deklaruar se atje ishin njerëzit më të lumtur se në cilindo vend në botë, pavarësisht kushteve të tyre të thjeshta të jetesës, shkruan DailyMail.

Fun

17/11/2015 09:38

Mario Gerth 38-vjeç nga Erfurt i Gjermanisë, kishte vizituar kontinentin afrikan për shtatë vite dhe ishte njoftuar për së afërmi me shoqëritë tradicionale, ku njerëzit atje veshin rroba të punuara nga lëkura e kafshëve, kurse jetojnë nëpër kasolle të punuar nga bajgat e lopëve, transmeton lajmi.net.

“Gjëja e parë që e kam vënë re në lidhje me fiset ishte fakti se ishin jashtëzakonisht të lumtur. Ata jetojnë në mjedise të ashpra, por ata janë të mbuluar me ngjyra të shumta. Fiset me të cilët jam takuar dhe kam kuptuar shumë gjëra interesante nga ata, thonë se nuk e ndjejnë nevojën që të ndryshojnë diçka në jetën e tyre”, ka deklaruar Gerth.

Mario është takuar me qindra anëtarë të fiseve të ndryshme, duke përfshirë gratë me disqe argjile të futur hundë, burra dhe fëmijë që vrasin kafshë për të mbijetuar.

Gjatë udhëtimeve, ky fotograf ka vizituar fisin Arbore në luginën Omo të Etiopisë, ku mënyra e jetës atje nuk ka ndryshuar për mijëra vjet. (lajmi.net)

Fiset 2Fiset 3Fiset 6Fiset 7Fiset 8Fiset 9Fiset 10Fiset 11Fiset 14Fiset 15Fiset 18Fiset 19