Fischer: Ballkani Perëndimor me rëndësi strategjike për BE

Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer ka thënë se Ballkani e sidomos Ballkani Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Lajme

28/05/2015 23:36

Fischer këto deklarata i bëri në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”, gjatë ditës së sotme, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili u zhvillua sot në Tiranë.

“Ballkani dhe sidomos Ballkani Perëndimor është jashtëzakonsisht i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Europë. Kjo nuk është thjesht një ide por një fakt. Nëse shikoni historinë, për t’iu larguar traditave të konfliktit dhe pë të ecur drejt një mënyre të re bashkëpunimi, që konsiston në të qenit bashkë në rrugëtimin drejt BE, kjo është shumë e rëndësishme për gjithë të Evropën”, tha Fischer.