Firmino e nënshkruan kontratën e re me Liverpoolin “pa e shikuar”

Roberto Firmino ka arritur marrëveshje për një kontratë afatgjate me Liverpoolin, bën të ditur klubi anglez.

Sport

29/04/2018 18:35

Sulmuesi brazilian është i lumtur te Liverpooli dhe me kontratën afatgjate vërtetoi diçka të tillë. Ai këtë të diele hodhi të zezën mbi të bardhë.

Firmino tha për “Liverpoolfc.com”: “Ishte vendim i lehtë”. “Jam zhvilluar shumë këtu me ndihmën e gjithë ekipit, klub që më ka bërë një tjetër lojtar. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”.“Më pëlqen të luaj për Liverpoolin.

Tifozët janë të mahnitshëm për mënyrën se si na mbështesin. Na mbështesin gjatë gjithë ndeshjeve dhe ajo që bëjnë në ndeshje, është shumë e bukur”.

Detaj interesant nga nënshkrimi i kontratës, ishte se Firmino sikurse golat, edhe kontratën e nënshkroi “pa e shikuar”.