FireChat lansohet në Android

FireChat u lansua dy javë më parë për iPhone, që ju lejon të bisedoni në mënyrë anonime me njerëzit afër jush edhe pa sinjal të celularit. Aplikacioni bën që disa vegla teknologjike për iOS të ndërtuara nga Apple të ju lejojnë të flisni mbi nivelet e Wi-Fi dhe Bluetooth, dhe me çdo përdorues lokal shtesë,…

Auto & Tek

04/04/2014 15:55

FireChat u lansua dy javë më parë për iPhone, që ju lejon të bisedoni në mënyrë anonime me njerëzit afër jush edhe pa sinjal të celularit.

Aplikacioni bën që disa vegla teknologjike për iOS të ndërtuara nga Apple të ju lejojnë të flisni mbi nivelet e Wi-Fi dhe Bluetooth, dhe me çdo përdorues lokal shtesë, rrjeti është duke u zgjeruar.

FireChat zuri vendin e dhjetë në kategorinë për Komunikime të App Store në mbi 80 vende, duke i lënë përdoruesit e Android që ta dëshirojnë këtë aplikacion.

Në fillim dukej se aplikacioni FireChat do të punojë vetëm në iOS, duke pasur parasysh se aplikacioni përdorë protokollet e mesazheve të Apple, por, zhvilluesi i aplikacionit Open Garden tha se e ka vendosur këtë aplikacion edhe për versionet e Android.

Aplikacioni është lansuar sot në Google Play Store.