Fiqa po zmadhohet, tani 500X me një super dizajnë (Foto)

Fiat 500X është një makinë e re me pesë pasagjer, kjo makinë do të ketë modelin si Mercedes GLA dhe Audi Q3.

Auto & Tek

09/12/2014 12:16

Fiat 500X është anëtari më i ri ne formacionin e Fiat 500, dhe makina do të dal në shitje në gjysmën e parë të 2015.

Ajo do të ndërtohet së bashku me Jeep Renegade, me të cilën ajo ndan të njëjtën fabrikë të Fiat-it në Itali.

Makina në brendi do të ketë ngjyra të ndryshme, një klimë automatike dhe ulëse prej lëkure, ndërsa në Amerikë Fiat 500x do të ofrohet më dy motor të ndryshëm, njëri do të ketë motor  1.4 litër katër cilindërsh turbocharged i cili ka 160 kuaj fuqi,ku do të ketë një marsh manual me 6 shpejtësi.

 Ndërsa motori(2.4 Litër) më i madh i saj është vlerësuar që do të ketë Fiat 500X është ai qe do ta gjeni edhe te Dodge Dart, Chrysler 200, dhe Jeep Cherokee i cili ka 180 kuaj fuqi, i cili është ofruar vetëm më një marsh prej nëntë shpejtësi automatike.