Fiorentina transferon yllin e Juventusit

Sipas Corriere Dello Sport, Juve dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje për të transferuar Marko Pjacan.

Sport

30/07/2018 22:10

Anësori kroat pritet që të nënshkruajë kontratë me Violan këtë javë.

Sipas kësaj gazete, kroati ka arritur tek Viola në formë huazimi, me mundësi blerje për 22 milionë euro në fund të këtij sezoni.

Pjaca u paraqit në disa ndeshje në Botëror me Kroacinë e cila arriti në finale të Rusia 2018 ku humbi nga Franca.